Të dhënat e gjurmimit detar si dhe mediat shtetërore iraniane njoftuan se mesatarisht 20 deri në 30 anije tregtare dhe cisterna nafte kanë kaluar me sukses nëpër Ngushticën e Hormuzit brenda 24-orëve.
Lëvizjet e anijeve bëhen nën kushte të rrepta, ku u kërkohet autorizim. Anijet duhet të marrin leje dhe të koordinohen me Marinën e Korpusit të Gardës Revolucionare Iraniane (IRGC).
Edhe pse ka filluar të ketë fluks të konsiderueshëm të anijeve, ai mbetet një pjesë e vogël e vëllimit para luftës në të cilën kalonin mbi 130 anije në ditë.
Zona është ende shumë e militarizuar. Anijet që përpiqen të kalojnë transit pa u koordinuar me Iranin janë kapur ose janë detyruar të kthehen prapa.
Nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara zbatojnë një bllokadë mbi portet iraniane dhe kanë sanksionuar autoritetin e sapokrijuar të ngushticës nga Irani, i cili përpiqet të mbledhë tarifa transiti për kalimin nëpër ngushticë.
