Në botë që nga fillimi i pandemisë si pasojë e Kovid-19 kanë ndërruar jetë 2.300.002 persona, tregojnë të dhënat e faqes së internetit të “Uorlldmeters” (worldometers).
Numër më i madh i rasteve të vdekjes janë regjistruar në SHBA – 467.518 persona, pastaj vijojnë Brazili – 229.097, Meksika – 162.922, India – 154.954, Britania e Madhe – 111.264, Italia – 90.618, Franca – 77.952, Rusia – 75.532, Gjermania 61.008 dhe në Spanjë ndërruan jetë 60.802 persona.
Që nga fillimi i pandemisë në botë janë konfirmuar 105.625.476 persona të infektuar, ndërsa për momentin raste aktive janë 25.865.008.
