Agjencia e Mbrojtjes Civile e Haitit kumtoi dje se 344 persona janë ende të zhdukur pas tërmetit katastrofik.
Të paktën 2.207 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 12.268 u lënduan në një tërmet me magnitudë 7,2 ballë sipas shkallës Rihter që goditi Haitin fundjavën e kaluar.
Tërmeti shkatërroi rreth 53.000 objeke.
Shërbimi Gjeologjik Amerikan (USGS) tha se epiqendra e tërmetit ishte 12 kilometra në verilindje të Sent Louis du Sud, në një thellësi prej 10 kilometrash.
Kryeministri i Haitit Ariel Henri ka thënë më parë se tërmeti shkaktoi dëme të mëdha. Ai shpalli gjendje të jashtëzakonshme një mujore në vend.
Një nga tërmetet më vdekjeprurëse në botë në shekullin e kaluar u regjistrua në Haiti më 12 janar të vitit 2010.
