Mbi 100 mijë të vdekur nga koronavirusi në Meksikë

TË FUNDIT

Më shumë se 100.000 njerëz kanë vdekur në Meksikë nga Kovid-19, bënë të ditur autoritetet e vendit.

Epidemiologu kryesor i Meksikës, Hose Luis Alomia Segara, konfirmoi mbrëmë se janë regjistruar më vend 100.104 vdekje.

Meksika është vendi i katërt që regjistron një bilanc të zi me më shumë se 100.000 vdekje, pas SHBA-së, Brazilit dhe Indisë.

Shifrat u publikuan një javë pasi autoritetet meksikane konfirmuan se më shumë se një milion njerëz ishin infektuar me virusin./MIA