Në brigjet e arkipelagut Çatam, 680 kilometra në juglindje të Zelandës së Re, 100 delfinë u gjetën të ngordhur, njofton radioja “Zelanda e Re”.
Sipas të dhënave, rreshterët të cilët kanë arritur në vendin e ngjarjes i kanë gjetur të ngordhur 97 delfinë të zinj dhe tre delfinë sqeporë. Diku 26 delfinë të tjerë kanë qenë gjallë, por shpëtimtarët është dashur t’u bëjnë eutanazi, pasi kanë qenë shumë gjatë në tokë dhe nuk ka qenë e mundur të kthehen në det.
Në shtator 2018, ishte regjistruar ngordhje masive e delfinëve të zinj në pjesën veriore të arkipelagut Çatam. Më 30 nëntor vitin e njëjtë, sërish, mbi 50 kafshë janë hedhur në breg dhe nuk kanë arritur të kthehen në det. Një javë më herët, renxherët kanë vërejtur 150 në afërsi të bregut në ishullin Stjuart, në jug të Zelandës së Re./MIA
