Mbi 1 milion ukrainas kthehen në shtëpinë e tyre teksa lufta vazhdon

TË FUNDIT

Më shumë se një milionë refugjatë ukrainas janë kthyer në shtëpi pasi janë “të frustruar me shqetësimin e luftës në rritje me sisteme të ndryshme rreth Bashkimit Europian”, tha ambasadori i Ukrainës në Britani.

Vadym Prystaiko u shpreh se refugjatëve ukrainas u mungojnë të dashurit e tyre, shtëpitë e tyre dhe punët e tyre që bënin në shtetin e tyre, raporton BBC.

Ai shtoi se kryebashkiakët e Kievit dhe Kharkhivit u thanë njerëzve që të mos kthehen në qytete pasi ishte ende e pasigurt.