Shishe të plastikës, goma, degë të drunjëve dhe shumë mbeturina afër varrezave të Butelit.
Ndonëse është paraparë për parking megjithatë nga mbeturinat e shumta është shndërruar në deponi.
“Gjendemi përballë varrezave të Komunës së Butelit, dhe siç po e shihni edhe vetë në këtë pjesë të vendit janë hedhur shumë mbeturina të llojllojshme, kanaçe, shishe të plastikës, goma dhe shumë gjëra të tjera”, raporton Fazile halili, gazetare.
Pyetën në Higjienën Komunale-Shkup, se pse nuk është pastruar kjo pjesë dhe nëse do të marrin masa, por nga atje na thanë se përgjigje do të japin gjatë ditës së nesërme.
Për këto mbeturina ka pasur disa reagime në rrjetet sociale, e në mesin e tyre ka qenë edhe reagimi i Jani Makraduli ish zëvendësministër për Mjedisin dhe Planifikimin Hapësinor, duke çuar një porosi “Mbështetësit e rinj të Danellës përveç politikës mund ta ndihmojnë atë edhe me aksion pune.”
