Mbështetje e fuqishme nga Hungaria! Sijarto: Nëse varet nga ne, Maqedonia që moti do të ishte në BE

TË FUNDIT

Nëse varej nga Hungaria, Maqedonia shumë shpejtë do të bëhej vend anëtarë i BE – tha ministri i jashtëm hungarez, Peter Sijarto. Shtoi se vendi i Maqedonisë është në BE e cila nuk mund të jetë e plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimorë. I pyetur për qëndrimin e Hungarisë për idenë e komisarit Varhelji për ndarjen e Maqedonisë dhe Shqipërisë nga pakoja e përbashkët e negociatave, ai nuk deshi shumë të komentojë.

PETER SIJARTO, MPJ I HUNGARISË
Nuk dua të krahasoj qëndrimin e Hungarisë me cilindo qëndrim tjetër. Qëndrimi i Qeverisë hungareze është që me RMV menjëherë, dm.th. sot, më së voni nesër, duhet të fillojnë negociatat për anëtarësim.

Ministri i jashtëm i i Maqedonisë, Bujar Osmani me pritshmëri optimiste për fillimin e negociatave në qershor me atë që, siç u shpreh në mënyrë simbolike, së pari do të shemben muret mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Ai këtë e deklaroi edhe përkundër asaj që nga pala bullgare arriti porosi se as Qeveria teknike nuk heq dorë nga vetoja për Maqedoninë. Në çka e bazon optimizmin Osmani?

BUJAR OSMANI, MPJ I MAQEDONISË
Shikoj mundësi në qershor, shikoj mundësi në Qeverinë teknike, në përpjekjen e kryesimit portugez me BE. Andaj dëshiroj t’i jap shans procesit. Mendoj se do të ishte gabim nëse tani heqim dorë nga kjo mundësi. E kuptoj se është e vështirë, e kuptoj se nuk mund të parashihet, megjithatë nuk ka pengesë që mund të dobësojë entuziazmin tonë.

Paralajmërime për përpjekje shtesë për fillimin e negociatave u dërguan pikërisht nga Portugalia. Sekretarja shtetërore për çështje evropiane në këtë vend, Ana Paulla Zakariash pas takimit të mbrëmshëm për çështje të përgjithshme në BE, tha se do të bëhen të gjithë përpjekjet e mundshme që Maqedonia dhe Shqipëria të fillojnë negociatat gjatë kohës së kryesimit portugez.

ANA PAULA ZAKARIASH, SEKRETARE SHTETËRORE E PORTUGALISË
Jemi të angazhuar me të gjithë pushtetet relevante përmes bisedimeve, të shohim si mundemi si kryesim të mbështesim negociatat, si mundet kryesimi portugez të mbështes që të mbahet Konferenca e parë ndërqeveritare për të dy vendet gjatë kryesimit tonë.

Përndryshe Bullgaria në takimin e djeshëm të Këshillit për çështje të përgjithshme me qëndrim se një vend kandidat, duke aluduar për Maqedoninë, vendos kushte dhe andaj BE është dashur të shpjegojë se duhet të respektohen parimet themelore dhe se kontesti i identitetit nuk është kontest bilateral por problem i BE.