Mbështetësit e Trampit paralajmëruan protesta në Uashington

TË FUNDIT

Grupet djathtiste dhe ithtarët e presidentit aktual Donald Tramp paralajmëruan për sot protesta në Uashington, siç theksojnë për shkak të “vjedhjes zgjedhore” të kryer në zgjedhjet presidenciale.

Tramp refuzoi të pranojë se ka humbur nga demokrati Xho Bajden në zgjedhjet e mbajtura më 3 nëntor “me çka përforcohen tensionet në Amerikë”, njoftuan mediumet amerikane.

Në protestat do të marrin pjesë anëtarë të shquar të djathtistes ekstreme, siç janë Aleks Xhons, i njohur në SHBA si “teoricienë i komplotit” dhe “nacionalisti i vetëreklamuar amerikan” Nikollas Fuentes. Me ta do të jenë edhe pjesëtarët e milicisë paraushtarake, të cilët veten e quajnë “Mbështetës” dhe pjesëtarë të djathtistes ekstreme “Djemtë krenarë”.

Disa grupe majtiste paralajmëruan se është e mundur njëkohësisht të organizojnë kundër protesta.