“Gara” që zgjati për një kohë të gjatë, se cili do të jetë drejtor në Spitalin Klinik në Tetovë, Nexhmedin Kahremani apo Amir Elezi – ka përfunduar.
Partia Alternativa ka njoftuar se drejtor i Spitalit Klinik në Tetovë do të jetë Amir Elezi, transmeton TV21.
Emërimi i kuadrit të Alternativës, vjen pasi kjo pozitë kishte qëndruar e zbrazët që nga dorëheqja e Florin Besimit pas tragjedisë së 8 shtatorit në Tetovë – djegies së Spitalit modular./TV21
