Mbappe lojtar i Real Madridit

TË FUNDIT

Në një komunikat lëshuar mediave klubi mbretëror Real Madrid ka njoftuar se është arritur marrëveshje për transferimin e Kylian Mbappe. Siç njoftojnë nga klubi Mbappe edhe zyrtarisht është futbollist i Real Madridit, përcjell TV21.

Kylian Mbappe tek Real Madrid transferohet si lojtar i lirë, pasi që kontrata e tij me PSZH-në skadon në fund të qershorit.

Mbappe pritet të fitojë një pagë prej 15 milionë euro në vit, teksa Real Madridi do të paguajë një shumë prej 100 milionë euro si bonus.

Kylian Mbappe në kampionatin francez teksa luante në PSZH pati një sezon fantastike duke i shënuar 44 gola. Ai u shpall edhe futbollisti më i mirë i në ligën e parë franceze.