Mbappe kërkon durim: Për disa ditë nënshkruaj me klubin e ri

TË FUNDIT

Kylian Mbappe ka kërkuar që tifozët të kenë pak durim pasi brenda pak ditësh do të bëhet i ditur klubi i tij i ardhshëm dhe shtoi se mezi pret që të fillojë një kapitull të ri.

“Edhe disa ditë, dhe më pas do të nënshkruajë për klubin tim të ardhshëm. Thjesht duhet të kemi durim për disa ditë dhe më pas do të bëhet zyrtare, mezi pres të fillojë kapitullin e ri”, tha Mbappe.

Ndryshe, sipas raportimeve Mbappe do të nënshkruajë për Real Madridin si lojtar i lirë, pas largimit nga Paris Saint-Germaini.