Mbahet Forumi Zhongguancun për forcimin risive teknologjike

TË FUNDIT

Forumi “Zhongguancun”, i nisur në vitin 2007, është bërë një platformë ndërkombëtare për shkëmbimet e bashkëpunimin mbi risitë shkencore e teknologjike.

Forumi i sivjetshëm do të zgjatë gjashtë ditë dhe ka si temë “Bashkëpunim i hapur për një të ardhme të përbashkët”. Pjesëmarrësit janë nga mbi 80 vende e rajone të botës dhe gjatë zhvillimit të forumit, do të ketë mbi 150 aktivitete, si ekzpozita të teknologjive të përparuara.

Duke iu drejtuar këtij forumi , presidenti i Kinës Xi Jinping kërkoi nxitjen e mëtejshme të shkencës e teknologjisë dhe shndërrimin e Zhongguancun-it,nga një park teknologjik në Pekin, në një qendër shkencore e teknologjike udhëheqëse në nivel botëror.

Kreu i shtetit kinez theksoi që Kina zbaton strategjinë me përfitime të përbashkëta të hapjes dhe është e gatshme të bashkëpunojë me palët e tjera për promovimin e inovacionit shkencor dhe teknologjik, me synim që të sjellë më shumë përfitime për të gjitha popujt.