Organizatorët kanë njoftuar se edicioni i dymbëdhjetë i 9/11 Dedication Film Festival do të mbahet dy ditë, dhe se ky edicion do të ketë një prezantim tjetër për dallim nga edicionet paraprake.
Sipas tyre, ky edicion do të mbahet më 10 dhe 11 shtator, dhe do të prezantohen filmat fitues të edicioneve paraprake, sikurse që do të ketë edhe projeksione të filmave që pranohen deri më 2 shtator.
Organizatorët kanë bërë të ditur në fund se ky edicion nuk ka karakter garues. Ndryshe, organizatorët e këtij festivali patën deklaruar më herët se nuk do ta mbajnë edicionin e sivjetmë, si pasojë e mosmbështetjes nga ana e Ministrisë së Kulturës.
