Mazuti në Maqedoninë e Veriut do të shitet me çmim të ri

TË FUNDIT

Prej mesnatës çmimi i mazutit do të lirohet për 1,041 denarë, përcjell TV21. Në mbledhjen e sotme të Komisionit Rregullator për Energjetikë është vendosur që çmimet e karburanteve tjera të mbesin të njëjta.

Çmime sipas vendimit të fundit të KRrE-së:

Mazut-M1 NS- 51,784 dena/kilogram
Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 84,00 (denarë/litër)
Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 86,00 (denarë/litër)
Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 85,05 (denarë/litër)
Vaji ekstra i lehtë – 84,00 (denarë/litër)