Ambasadorja e re e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut do të jetë Maya Sivagnanam, përcjell TV21. Siç ka njoftuar Ambasada britanike në faqen e saj në Facebook, ajo do ta marrë detyrën në gusht të këtij viti, duke zëvendësuar ambasadorin aktual Matthew Lawson, i cili ka qenë në këtë post që nga viti 2022.
Sipas biografisë së saj, Maya Sivagnanam ka 25 vite përvojë si diplomate profesionale, ndërsa gjatë karrierës ka mbajtur disa pozita, mes tyre edhe shërbim në ambasadën britanike në Ankara të Turqisë.
Nga viti 2023 deri në vitin 2025, ajo ka shërbyer gjithashtu si zëvendësdrejtoreshë e samitit të Komunitetit Politik Evropian, i cili vitin e kaluar u mbajt në Londër.
