Maturantët vazhdojnë me bojkot! Hodai mori mbështetje nga ASH-AAA

TË FUNDIT

Edhe këtë javë maturantët nuk do të përfshihen në mësim. Ata akoma i qëndrojnë vendimit se nevojiten ndryshime në provimin e maturës shtetërore, më saktë të jepet provimi me program të shkurtuar mësimor.  Unioni i nxënësve të shkollave të mesme shpjegon se nuk angazhohen për heqjen e maturës shtetërore, por për situatën aktuale që ajo të ndryshohet.

Sipas kryetarit të Unionit të nxënësve, Blendi Hodai, kjo kërkesë kërkon mbështetjen e të gjithë deputetëve. Ai sot u takua me deputetët të ASH-Alternativa të cilët mbështetën kërkesat e nxënësve, Por sipas Hodait të njëjtin vullnet nuk e kanë edhe deputetë të LSDM-së.  Nga ana tjetër VMRO DPMNE veç më po përgatitë propozim ligj për shkurtimin e lendeve.