Matura shtetërore në pikëpyetje

TË FUNDIT

Qendra Shtetërore e Provimeve ka hyrë në grevë. Kërkojnë rritje të rrogave, jo më pak se 30%. Nëse kërkesa vazhdon të has në vesh të shurdhër të Ministrisë së Financave, siç ka ndodhur deri më tani, kryetarja e sindikatës së kësaj qendre paralajmëroi se do të ndërpriten të gjitha proceset që janë nën kompetencë të institucionit, përfshirë këtu edhe matura shtetërore.

“Nga dje jemi në grevë, por në gjysmën e orarit të punës, sepse si të punësuar me ndërgjegje deshëm t’i përfundojmë disa nga obligimet, që të mos presin ato që ishin me urgjencë dhe realisht nëse më shumë se një javë do të jemi në grevë, do të shkojmë në situatë të ngatërrohemi në procese dhe edhe me vullnetin më të mirë nuk do të mund të përfundojmë asgjë”, tha Emilija Boshkovska, kryetare e Sindikatës së Qendrës Shtetërore të Provimeve.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, apeloi që të punësuarit të mos e shfrytëzojnë momentin kur po zhvillohet matura shtetërore për arritjen e qëllimeve të tyre.

“Nuk dua në atë institucion të përdoren këto situata që për momentin të dikush të përfitojë nga nxënësit e shkollave të mesme që duhet ta kryejnë maturën shtetërore. Mesazhi im deri tek të gjithë të punësuarit, bashkë me drejtoreshën, le të komunikojnë me institucionet e tjera se kur do të zgjidhet Marrëveshja e përgjithshme kolektive dhe mund t’i tejkalojnë problemet, por asnjëherë të mos vihet në pikëpyetje matura shtetërore sepse për këto ndodhi kemi edhe përgjegjësi ligjore”, deklaroi Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Kryetarja e sindikatës së qendrës së Provimeve tregoi se deri më tani janë rritur vetëm pagat e atyre që kanë pozita më të ulëta, pra pagë minimale dhe kanë arritur në situatë ku janë barazuar pagat e më shumë se 11 personave nga 29 të punësuar gjithsej.