“Matematika energjetike” është motoja e platformës së re për efikasitet energjetik, e promovuar sot nga Ministria e Ekonomisë, EVN – Maqedoni dhe Agjencia për Energjetikë. Pjesëmarrësit theksuan se me fillimin e sezonit të ngrohjes, fillon edhe fushata për shpenzimin efikas të energjisë elektrike. Ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri deklaroi se po punohet në mënyrë intensive për të rritur efikasitetin në sferën e energjisë.
“Ministria e Ekonomisë do te vazhdojë edhe me tutje të punojë në ngritjen e vetë dijës nacionale për rritjen e efikasitetit energjetik, një shembull lidhur me ketë fushatë është fushata për efikasitetin energjetik, të cilin e udhëheq Ministria e Ekonomisë dhe në kuadër të së cilës kryhen trajnime e përfaqësuesve të sektorit publik për përmbushjen e detyrimeve ligjore, promovimi i aspekteve të ndryshme për përmirësimin e efikasitetit energjetik ,për nevojat e rrethit më të gjerë të palëve të interesuara, përmes mbajtjes së debateve publike në rajonet e planifikuara, transmetimi i video materialeve promovuese, publikimi i faqes së specializuar të internetit dhe të ngjashëm”, informoi Bekim Neziri, ministër i ekonomisë.
Drejtori i Agjencisë për Energjetikë, Aleksandar Dukovski, tha se fushata “Matematika Energjetike” ka si qëllim që të informojë të gjithë qytetarët sa i përket kursimit të energjisë. “Efikasiteti energjetik si fushë në periudhën e ardhshme do të jetë pjesë e stilit të jetesës sonë, këtu nuk bëhet fjalë për përzgjedhje. Mu për këtë qëllim, sa më shpejtë të edukohemi për mundësitë dhe përfitimet aq më mirë do të jetë për ne, sepse më të përgaditur do t’i mirëpresim detyrimet e ardhshme ligjore” tha drejtori Dukovsk.
Shefi i bordit të EVN-së Maqedoni, Shtefan Peter, theksoi se efikasiteti energjikë këto ditë është një temë shumë aktive dhe se të gjithë duhet të vetë interes për ruajtjen e resurseve energjetike. Në kuadër të fushatës do të prezantohen materiale edukative që të transmetohen nëpërmjet mediave për të informuar qytetarët.
Zimer Jashari
