MASH paralajmëron: do të rikonstruohet konvikti "Goce Dellçev"

TË FUNDIT

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski theksoi se është në fazën e përgatitjes projekti për renovimin e blloqeve të mbetura të konviktit studentor “Goce Dellçev” në Shkup.

Sipas tij, studentët nga java e ardhshme do të mund të vendosen në bllokun e rinovuar B në këtë konvikt. Ai shtoi se blloku B është rinovuar tërësisht dhe se mobilimi është në fazën e përfundimit, ndërsa studentët nga blloku A, paralelisht do të zhvendosen në bllokun B.

Ristovski po ashtu deklaroi se është përfunduar projekti për renovimin dhe sanimin e bllokut A dhe se së shpejti pritet shpallja e tenderit.

Paralelisht me këtë, zëvendësministri Ristovski informoi se në fazën e përgatitjes është projekti për renovimin e blloqeve B dhe G dhe të mensës në shtëpinë studentore “Goce Dellçev”. Po ashtu, është planifikuar që në të gjitha konviktet studentore të instalohen ashensorë të rinj.