Masat e Qeverisë nga pakoja e katërt anti-kovid para deputetëve

TË FUNDIT

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot në seancë plenare duhet të diskutojë për disa nga projektligjet e fundit të Qeverisë, që përfshijnë masa nga pakoja e katërt anti-kovid.

Të gjitha projektligjet kërkojnë miratim sipas procedurës së shkurtuar.

Para deputetëve do të jetë Projektligji për mbështetjen financiare të personave fizikë që kryejnë veprimtari të pavarur të prekur nga kriza shëndetësore dhe ekonomike, e shkaktuar nga KOVID-19 për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit 2020, Projektligji për mbështetjen financiare të punëdhënësve të prekur nga kriza shëndetësore dhe ekonomike, e shkaktuar nga KOVID-19 për pagimin e pagave për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit 2020, si dhe Projektligjin për ndryshimin e ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar.

Gjithashtu në rend të ditës është Projektligji për huazimin e Republikës së Maqedonisë të Veriut me hua nga Banka ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim – Banka Botërore, në bazë të marrëveshjes së huasë për financimin e projektit të efiçiencës së energjisë në sektorin publik, Projektligji për ndryshimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës, si dhe Projektligji për ndryshimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor.

Kuvendi gjithashtu duhet të shqyrtojë Projektligjin për zgjidhjen e mosmarrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të Veriut dhe SHA “Makpetrol” Shkup me marrëveshje, Propozimin për ndërprerjen e funksionit të anëtarit të Komisionit rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit të Republikës së Maqedonisë të Veriut, Propozimin për zgjedhje të një gjykatësi në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë të Veriut, si dhe disa projektligje në leximin e parë: për ndryshimin e Ligjit për sigurinë private, për ndryshimin e Ligjit për regjistrin qendror, për ndryshimin e Ligjit për parandalimin e larjes së parave dhe financim të terrorizmin dhe ndryshimin e Ligjit për emetimin e obligacioneve të Republikës së Maqedonisë për denacionalizim.