Masat antikrizë nesër në Qeveri/ Përfshihen 400 mijë qytetarë – pensionistë, studentë, prindër të vetëm

TË FUNDIT

Në seancën e nesërme qeveritare pritet që të miratohen masat kundër krizës me të cilat do të përfshihen mbi 400 mijë qytetarë. Këtë e paralajmëroi zv. kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, i cili tha se mjetet për këto masa do të sigurohen nga tatimi i solidaritetit.

“Mjetet do të shfrytëzohen për masa anti-krizë, pres që nesër të jenë në seancë qeveritare dhe që janë të orientuara për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve. Këtu bëjnë pjesë grupi më i madh i qytetarëve, që janë pensionistët, që do të marrin një kompensim të caktuar disa muaj, nxënësit, studentët, prindërit e vetëm e kështu me radhë, d.m.th. kategoritë e rrezikuara, përfshirja do të jetë me të vërtetë e madhe. Mbi 400 mijë qytetarë do të përfshihen me masat dhe për këtë do të shfrytëzohen mjetet nga tatimi i solidaritetit.”- deklaroi Fatmir Bytyqi, Zv.Kryeministër Për Çështje Ekonomike.