Masat anti-Covid, Simeska-Dimoska: Vetëm gjatë nëntorit kemi mbyllur 9 objekte

TË FUNDIT

Drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Aneta Simeska Dimoska thotë se janë kryer mbi  1,280 inspektime që nga vendosja e masës për posedim të certifikatës për vaksinim ndaj Covid-19, si kusht për t’u futur në lokale.

“Inspektorati Shtetëror i Tregut deri më tani ka kryer 1.280 mbikëqyrje inspektuese dhe gjithsej ka mbyllur 20 objekte hotelierike, prej momentit të sjelljes së vendimit për posedim të obligueshëm të certifikatës në objektet hotelierike, deklaroi sot në konferencën për shtyp në Qeveri Simeska-Dimoska.

Ajo theksoi se mbyllja e lokaleve ka ardhur për shkak se është konstatuar se të pranishmit nuk kanë pasur certifikatë, nuk kanë respektuar protokollet, ose për shkak të numrit të tepërt të mysafirëve në ambientet e lokaleve.

Në nëntor, theksoi Simeska-Dimovska, deri më tani janë kontrolluar 173 objekte dhe janë mbyllur nëntë objekte hotelierike, prej të cilave një në Gostivar, dy në Shkup, katër në Kërçovë dhe një në Tetovë.

Si Inspektorat Shtetëror i Tregut, Simeska Dimoska theksoi se deri në këtë moment kanë shqiptuar gjobë ndaj personave juridikë në shumë prej gjashtë milionë denarëve dhe mbi 1,5 milionë denarë gjoba ndaj personave përgjegjës në personat juridikë.