Masakër në Beograd, B92: 8 fëmijë janë vrarë nga të shtënat në një shkollë

TË FUNDIT

Tetë fëmijë dhe një pjesëtar i sigurimit është vrarë pasi një djalë 14-vjeçar ka shtënë ndaj tyre në shkollën fillore “Vlladisllav Ribnikar”, në Beograd.

Djaloshi ka hyrë në orën e historisë dhe ka filluar me të shtënat drejt nxënësve, informon B92.

Një fëmijë është në rrezik për jetë dhe në këtë moment ndaj tij po bëhet intervenim kirurgjik, ku i trajtohet lëndimi në kokë. Dy fëmijë tjerë janë hospitalizuar me plagë dhe në këtë moment janë në kujdes intensiv.

Sulmuesi u arrestua.