Masakër e tmerrshme në Tajlandë! Ish-polici vret 31 persona në çerdhe, pjesa më e madhe e të cilëve fëmijë

TË FUNDIT

Të paktën 31 persona humbën jetën, pjesa më e madhe e të cilëve fëmijë, pasi një ish oficer policie hapi zjarr me një armë automatike në një çerdhe në Tajlandë.

Qindra forca policie kanë rrethuar zonën e Nong Bua Lamphu, ndërkohë që autori është larguar nga vendngjarja.

Sipas të dhënave paraprake, autori i këtij krimi të urryer sulmoi me armë dhe thikë fëmijët dhe prindërit e tyre në çerdhe, ndërkohë që motivet janë ende të paqarta.

Gjithashtu mësohet, se oficeri i policisë sapo ishte liruar nga detyra.

Policia po kërkon për një kamionçinë Toyota të bardhë me të cilën mendohet se është larguar autori.