Masa të reja kundër krizës pas zgjedhjeve! Trençevska: Fokusi do të jetë te kategoritë e rrezikuara sociale

TË FUNDIT

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska informoi se janë duke u zbatuar masat nga pakoja e nëntë e masave kundër krizës dhe më 23 janar do të paguhet pjesa e dytë e mbështetjes financiare, shkruan TV21. Ajo tha se pas zgjedhjeve do të krijohen masa të reja që do të nënkuptojnë mbështetje për qytetarët dhe politika të reja për një standard më të mirë të jetesës për qytetarët. Në fokus, siç tha ajo, do të jenë kategoria e qytetarëve të cenueshëm social, qytetarët e pasigurt materialisht, punëtorët, pensionistët me pensione të ulëta.

“Fokusi i masave të reja do të jetë në kategorinë e rrezikuar social të qytetarëve, qytetarë të pasigurt materialisht, punëtorë, pensionistë me pensione të ulëta. Për pensionistët planifikojmë të krijojmë masa që do të jenë masa të përhershme, por natyrisht nuk i harrojmë të rinjtë, gjegjësisht të gjithë ata që janë të përfshirë në procesin arsimor”, pohoi Jovanka Trençevska – ministre e MPPS-së.