Banka Popullore e uli pjesëmarrjen për blerjen e banesës së parë e cila është e dedikuar ekskluzivisht për banim. Kjo do të thotë se në vend të 15 për qind nga paratë që duhej të siguronin qytetarët për blerjen e banesës ose për ndërtimin e shtëpisë, tani do të duhet të japin vetëm 10 për qind.
Në para, nëse krediti është 100.000 euro, në vend të 15.000 të deritanishme, për pjesëmarrje do të duhet të ndahen 10.000 euro, ndërsa pjesa tjetër 90.000 janë para të bankës. Por, nëse blihet e dyta, e treta ose më shumë banesa, pjesëmarrja rritet në 25 për qind ose në shembullin tonë, do të duhet të ndahen 25.000 euro. Nëse krediti është për banesën e parë në të cilën do të jetohet ose për ndonjë qëllim tjetër, do të kontrollohet nga bankat, ndërsa kërkuesit e kredisë do të duhet në deklaratë të vërtetuar te noteri, të garantojnë nën përgjegjësi të plotë morale, materiale dhe penale se krediti është për banesën e parë ose shtëpinë në të cilën do të jetojnë.
Banka do të ndjekë disa kritere ndër të cilat janë që personi fizik, as bashkëshorti ose bashkëshortja jashtëmartesore i tij, nuk përdorin tjetër kredi banimi në vend, se do të jetojë në shtëpinë/banesën familjare që blihet apo ndërtohet me kredinë e banimit dhe se shtëpia a banesa familjare që blihet a ndërtohet me kredinë është siguri për kredinë e banimit.
Slaveski thotë se bankat nuk do të mund të mbyllin sytë për klientët dhe do të duhet ta zbatojnë këtë masë.
Banka Popullore solli masë që ekspozimi maksimal për këstin e kredisë për objekt në të cilin nuk do të jetohet të jetë maksimum 50 për qind nga të ardhurat mujore, në vend të 55 për qind nëse blihet për banim. Kjo do të thotë se nëse të ardhurat mujore janë 30.000 denarë, në rastin e parë, dekurajues, kësti do të ishte maksimum 15.000, ndërsa në të dytin stimulues 16.500 denarë.
Këto masa hyjnë në fuqi nga 1 dhjetori i këtij viti.