Mas: Gjendja në Hong Kong ndikon në marrëdhëniet kineze-evropiane

TË FUNDIT

Gjendja në Hong Kong do të ndikojë në marrëdhëniet kineze-evropiane, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Hajko Mas pasi Kina miratoi dhe shpalli ligjin e sigurisë kombëtare për Hong Kongun.

“Ajo që po ndodh atje është jashtëzakonisht shqetësuese, sepse besojmë se autonomia e Hong Kongut, gradualisht po shkatërrohet”, deklaroi Mas për mediat gjermane.

Ai tha se, për këtë do të goditen marrëdhëniet midis Kinës dhe BE-së./MIA