Tom Holland dhe Zendaya janë zyrtarisht të martuar dhe lajmi ka bërë xhiron e botës pasi u zbulua krejt papritur në tapetin e kuq të 2026 Actor Awards. Stilisti i saj i përhershëm, Law Roach, e konfirmoi me humor: “E humbët, ceremonia u bë” – duke ndezur menjëherë rrjetet sociale.
Fansat kishin dyshuar që në fund të vitit 2024, kur Zendaya u pa me një unazë të veçantë, por askush nuk priste që dy yjet të kurorëzonin lidhjen në privatësi të plotë, larg kamerave dhe ceremonive madhështore hollywoodiane.
Pas rrugëtimit si bashkëpunëtorë në ekran dy të rinjtë u bënë partnerë edhe në jetë. “Peter Parker” dhe “MJ” në jetën reale tashmë janë burrë e grua, duke provuar se historitë më të forta të dashurisë janë ato që mbrohen nga zhurma e famës.
Të martuar dhe në kulmin e karrierës, çifti Holland–Zendaya po nis zyrtarisht epokën e tyre si superfuqia e re e Hollywood-it.
