Marshohet kundër projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike

TË FUNDIT

Organizatat e shoqërisë civile janë duke marshuar për të kundërshtuar Projektligjin për Financimin e Subjekteve Politike, i cili sipas tyre nuk është konform frymës kushtetuese dhe cenon standardet ndërkombëtare për financimin e partive politike, e në veçanti rekomandimet e Komisionit të Venedikut.

Marshimi ka filluar nga sheshi ‘Skënderbeu’ dhe ka vazhduar deri tek selia e partisë së AAK-së. Më pastaj, do të vazhdojnë në selitë e partive të tjera politike./21Media