Marsh për rikujtimin e hyrjes se trupave paqeruajtëse të Uellsit

TË FUNDIT

Në përkujtim të 100-vjetorit të njësitit britanik të njohur si Rojet e Uellsit, kjo ushtri së bashku me Forcat e Sigurisë së Kosovës ka ndërmarrë një marsh, i cili përshkon gjithë rrugën nga ka kaluar ushtria gjatë operimit në Kosovë.

Marshi ka filluar nga liqeni i Batllavës dhe do të përfundojë në Prishtinë, përpara Ndërtesës së Qeverisë. Kjo rrugë, të cilën këta ushtarë do e përshkojnë, është e gjatë 45 kilometra.

Udhëheqësi i trupave paqeruajtëse të Uellsit, me në krye majorin Andrew Dunlop, u shpreh i lumtur që gjenden në Kosovë, për ta ndihmuar atë.

Dunlop me këtë rast tha se këta ushtarë do të marshojnë në çdo pjesë ku ushtarët britanikë kanë kaluar nëpër misione të ndryshme. Ushtria britanike operon në Kosovë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Rreshter-major Fetah Zejnullahu, nga FSK-ja, tha se ky marsh ka për qëllim rikujtimin e hyrjes së trupave paqeruajtës të ushtrisë britanike. Sipas tij, këtu janë për ta vazhduar bashkëpunimin me ushtrinë britanike.

Rrugën prej 45 kilometrave, ushtarët britanikë dhe ata kosovarë pritet që ta përfundojnë në orët e para të mbrëmjes.

< p>Ata do të priten para objektit të Qeverisë nga ambasadori britanik në Kosovë, Ruari O’Connell