Marrëveshjet për vaksinat nuk janë të fshehta, Vuçiqi i publikoi sot, tha Tortevski

TË FUNDIT

Në ClickPlus diskutohet për drejtësinë dhe korrupsionin në vend.

Mes të tjerash, është përmendur edhe çështja, që autoritetet i konsiderojnë si “të besueshme” marrëveshjet për vaksinat anti-Covid, dhe nuk i publikojnë të njëjtat.

Sipas avokatit, Aleksandar Tortevskit, nuk është e vërtetë që marrëveshjet për vaksinat duhet të jenë të fshehta.

Shembull e ka marrë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili sot publikoi një të tillë.

“Nuk është e vërtetë që marrëveshjet me vaksinat të jenë të fshehta. Vuçiqi sot e publikoi marrëveshjen. Materia është e ndjeshme, dhe ne kemi e hulumtuar”, tha Tortevski.

Sipas tij, procesura për blerjen e vaksinave ka filluar që nga viti i kaluar. Në muajin korrik shteti është dashur të shprehë interesim për të siguruar vaksina, pastaj të japë avans nga muaji tetor dhe këtë të mos e bëjë me ndërmjetësues.

E para sipas tij që ka shprehur interesim, është Shqipëria e cila ditë më parë siguroi mijëra doza të AstraZeneca-s.