Eurokomisioneri për zgjerim, Johanes Hahn, do të vizitojë sot Maqedoninë, për të parë përparimin dhe rezultatet në implementimin e marrëveshjes politike të 2 qershorit. Hahn, siç ka konfirmuar zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiç, në kuadër të vizitës në Maqedoni planifikon rinisje të dialogut para-qasës, gjë për të cilën partitë janë marrë vesh më 15 qershor.
