Marrëveshja për Stabilizim Asocim në një fazë të re

TË FUNDIT

Javën e ardhshme pritet të miratohet Marrëveshja për Stabilizim Asocim mes Kosovës dhe Bashkimit Europian dhe pastaj t’u dërgohet shteteve anëtare të BE-së për diskutim, që do të mundësonte që Marrëveshja për Stabilizim Asocim (MSA) të nënshkruhet para verës, kështu tha sot përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Zhbogar vlerëson së një marrëveshje e tillë është me një rëndësi shumë të madhe për sigurimin e mardhënieve mes Kosovës dhe BE-së. “Kemi negociuar për MSA-në, e kemi përfunduar, e kemi nisur javën e kaluar dhe javën tjetër me 30 prill do ta miratojë MSA-në me Kosovën, do t’ua dërgojë shteteve anëtare për diskutim dhe me këtë sigurisht do të na mundësojë që ta nënshkruajmë para verës. Pra, do të kemi marrëdhënien e parë kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe BE-së. Një marrëveshje shumë gjithëpërfshirëse, përcakton edhe dialogun politik ndërmjet Kosovës dhe BE-së dhe mendoj se është, asnjëherë s’e kam përdorur fjalën historik, por mendoj se është shumë më rëndësi për sigurimin e mardhënieve mes Kosovës dhe Be-së”, tha Zbogar, citon ‘KosovaPress’.

Kurse për eurodeputeten Ulrike Lunachek, pas nënshkrimit të MSA-së, Kosovën nuk e ndalon asgjë që të aplikojë për statusin kandidat për anëtarësim në BE.

Ministri i integrimeve, Bekim Çollaku tha se fakti se një marrëveshje e tillë nuk do të ratifikohet nga pesë vende anëtare të BE-së, sipas Çollakut nuk e zbehë këtë marrëveshje. Madje, Çollaku tha se nëse Kosova do të kishte marrëveshje të njëjta me procedura të njëjta, kjo veç do t’ia vështirësonte zhvillimin. Sipas tij, në rrethana të tilla, pesë vendet në fjalë, do t’i thonin Jo këtij zhvillimi të Kosovës. Ministri Çollaku tha se plani për zbatimin në MSA-së, do të jetë gati deri në fund të vitit, kur edhe pritet që BE të ratifikojë MSA-në. Ai tha se përkushtimi i Kosovës është që t’i bindin këto pesë vende për ta njohur shtetin e Kosovë,s sepse siç tha ai, është në interes të stabilitetit në rajon por edhe në interes të Be-së.

Këto diskutime u bënë , projekt avokues të Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur në panelin e radhës të Forumit 2015 / 21MEDIA