Marketet e bashkuara në kartel kërkojnë afat shtesë për të parashtruar argumentet e tyre

TË FUNDIT

Disa prej katër markteve për të cilat Komisioni për mbrojtje të konkurrencës parashtroi kallëzim për bashkim në kartel me qëllim që të ndikojnë në çmimet, kanë kërkuar afat shtesë prej 15 ditëve që të parashtrojnë argumentet e tyre, se pse nuk duhet të gjobiten, shkruan TV21. Sipas informacioneve nga Komisioni, kërkesa për afat shtesë përveç tetë ditëve të parapara me ligj, është procedurë e zakonshme që të mundet Komisioni antimonopol të sjellë vendim në bazë të të gjitha provave. Kjo do të thotë se për gjobat eventuale për marketet do të pritet së paku edhe disa javë.