Shfaqja operistike”Dasma e Figaros” është realizuar me regji të Nikolin Gurakuqit kurse dirigjent është Edmon Doko. Në këtë shfaqje do të performojn artistë të rinjë,ndërkaq kjo shfaqje do të përcillet edhe nga orkestra simfonike dhe kori i TKOB
Regjisori Nikolin Gurakuqi tha se ky produksion vjen në kuadrin e projektit “Opera për të rinjtë”. Në vepër janë një grup këngëtarësh të rinj, që janë dhe studentë të tij në Akademinë e Arteve, dhe një pjesë të rinj italianë, që kanë ardhur nga Italia në kuadër të këtij bashkëpunimi.Dy mezzosopranot janë Olta Juba, Marina Kurti, që luajnë te Cherubino,ndër to është edhe artistja e talentuar kosovare Marigona Qerkezi.
Opera komike me katër akte me libret të Lorenzo Da Ponte do të ketë dy prezantime, më 28 dhe 30 prill. Ndërkohë, për rolin e saj në këtë shfaqje e ka konfirmuar edhe vetë Qerkezi e cila ka thënë për KultPlus se ka rolin e konteshës.
