Mariçiq: Duhet të kthehet besimi në gjyqësi

TË FUNDIT

Ka dhe duhet të gjendet mënyrë që të ndryshohen praktikat dhe të kthehet besimi në gjyqësi  te ne dhe të tregohet se në të vërtetë mund të jetë e pavarur, porositi sonte ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiqi.

“Pikërisht mendimet e qytetarëve se ligji nuk vlen njësoj për të gjithë, janë motivimi ynë më i madh që të ndryshohen praktikat. Konsiderojmë se disa hapa dhe masa kryesore që i kemi parashikuar në Programin e Qeverisë dhe udhëzimet të cilat i marrim nga kryeministri në letrat e mandatit janë rruga e cila mund ta hapë këtë proces”, tha Mariçiqi në Tema në Ditën e TV Sitelit.

Theksoi se kjo nënkupton hapjen e çështjes së pastrimit dhe përcaktimit  të origjinës së pasurisë së gjykatësve përmes Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, proces i cili pjesërisht ka filluar, analizë të disa rasteve ku ka gabime të dukshme dhe vonesa të qëllimshme apo, megjithatë, nga neglizhenca dhe pastaj vjetërsia e tyre, por edhe kontroll të rasteve ku ka qëndrim joprofesional apo ndikim të dukshëm.

“Qëllimi ynë nuk është ta zëvendësojmë gjyqësorin apo t’i bashkojmë pushtetin ekzekutiv dhe gjyqësorin, por konsiderojmë se është detarë e Qeverisë në emër zë qytetarëve  të kërkojë një gjyqësor më të përgjegjshëm dhe më efikas”, tha Mariçiqi.

Sipas tij, Prokuroria Speciale Publike (PSP) si institucion e hapi procesin e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të gjyqësorit edhe pse ajo që ndodhi atje, potencoi, i minoi pritjet e qytetarëve dhe për këtë tani, siç tha, edhe Prokuroria dhe Gjyqësia janë të detyruar ta kthejnë besimin te qytetarët.

“Nuk kemi të drejtë dhe nuk mundemi tashmë të negociojmë nëse do të respektohet  ligji apo jo. Lufta kryesore në këtë periudhë do të jetë lufta për sundim të së drejtës dhe Qeveria në të do të jetë pa kompromis”, theksoi Mariçiqi.

Ai potencoi se tashmë ka agjendë konkrete për ndryshimin e disa zgjidhjeve ligjore në pjesën e drejtësisë për çfarë, siç tha, është siguruar edhe mbështetje nga Bashkimi Evropian.