Marco Rubio uron 113-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë: SHBA-të dhe Shqipëria, partneritet i fortë

TË FUNDIT

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka uruar 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, shkruan TV21. Rubio përmes një deklarate për shtyp, thotë se SHBA-të dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë.

Në lidhje me: 113 vjet nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dua të përgëzoj popullin e Shqipërisë për festimin e Ditës së Pavarësisë. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë, i ndërtuar mbi një angazhim të përbashkët për një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë. Aleanca jonë në NATO është themeli i mbrojtjes tonë të përbashkët, dhe ne e mirëpresim rritjen e angazhimit të Shqipërisë në sigurimin tonë kolektiv. Gjithashtu, partneriteti ynë me organet e zbatimit të ligjit në Shqipëri i bën qytetarët tanë më të sigurt në përballjen me kërcënimet nga grupet kriminale ndërkombëtare, kartelët e trafikut të drogës dhe ata që bashkëpunojnë me ta. Ne vlerësojmë gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë në trajtimin e kërcënimeve kibernetike dhe përgëzojmë Shqipërinë për përparimet e saj të rëndësishme në fushën e sigurisë kibernetike. Ndërsa shënojmë këtë ditë të veçantë, shpresojmë të zgjerojmë bashkëpunimin tonë në fushën e sigurisë, lidhjet ekonomike dhe miqësinë e qëndrueshme me Shqipërinë”, ka shkruar Rubio.