Legjenda argjentinase e futbollit Diego Maradona do të qëndrojë në spital të paktën edhe një ditë me diagnozën e anemisë dhe dehidrimit, deklaruan mjekët për mediat lokale.
“Ai është më mirë, por ne preferojmë të qëndrojë në shtrat edhe një ditë”, deklaroi dr. Leopoldo Luke për TyC Sports.
Kapiteni i ekipit kombëtar argjentinas që fitoi e Kupën e Botës në vitin 1986 u pranua në një klinikë private në La Plata, rreth 40 kilometra në jug të Buenos Aires.
Më 30 tetor, Maradona mbushi 60 vjeç. Ai aktualisht është trajner i ekipit të ligës së parë argjentinase, Gimnazijada dhe Esgrima. Javën e kaluar, Maradona ishte izoluar pasi ishte në kontakt me një të infektuar me koronavirusin e ri.
