Ashtu siç njoftoi mbrëmë, sot në orët e para të mengjesit është arritur marrëveshje përfundimtare mes palëve për propozim ligjin për prokurori publike, me të cilin rregullohet puna dhe funksionimi i prokurorit special.
Katica Janeva, aktualisht prokurore në Gjevgjeli do të ushtron funksionin e Prokurorit Special, transmeton “24 Vesti”, prej burimeve të veta brenda taborëve politike të përfshira në dialog, duke shtuar se subjketet politike ranë dakord për ligjin me të cilin do të ushtron detyrën prokurori special.
Më tepër se 15 orë, grupet punuese të ndikuara nga presioni i fuqishëm i faktorit ndërkombëtar, më në fund kanë kontraktuar ndryshimet në ligjin për Prokurorin publik dhe kanë precizuar gjitha detalet.
Jo zyrtarisht, mbrëmë në bisedime tek klubi i deputetëve kanë qenë të pranishëm edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
Zhurnal mëson se zgjedhja rreth çështjes më delikate sa i përket numrit të prokurorëve, si opsion ka ngelur propozimi që propozoi paraprakisht Brukseli, që prokurori special vet të caktoi se sa prokurorë do të duhet të përfshihen në procesin ligjore për rastet “Përgjimet”, dhe “Puç”.
Sipas marrëveshjes, Ligji do të votohet sot në Kuvend. Bisedimet vazhdojnë ende pandërprerë për emrin e Prokurorit Special, i cili gjithashtu do të konfirmohet në Kuvend, ndërsa më pas do të emërohet nga Këshilli i Prokurorëve.
