Maqedonia sulmon me tetovarin Lirim Qamili! Sfida e madhe ndaj Danimarkës në “Parken”

TË FUNDIT

Maqedonia kundër Danimarkës do të luajë me skemën 3-5-2, me një qasje të balancuar që synon siguri në mbrojtje dhe dalje të shpejta në sulm. Në vijën e parë, përgjegjësia kryesore i besohet dyshes Lirim Qamili dhe Elmin Rastoder, me Qamilin që njeh mirë futbollin danez pasi aktivizohet në këtë ligë, ndërsa Rastoder pritet të jetë prezencë fizike dhe rrezik konkret në zonë.


Mesfusha do të ketë rol kyç në ndërprerjen e aksioneve të danezëve dhe në organizimin e kundërsulmeve, ndërsa mbrojtja me tre lojtarë synon të përballojë presionin e vazhdueshëm.


Në anën tjetër, Danimarka paraqitet me formacionin 4-2-3-1, duke kërkuar dominim dhe kontroll të lojës. Rreziku kryesor në sulm mbetet Rasmus Højlund, i cili pritet të jetë pika referente në ofensivën daneze.