VMRO-DPMNE tradicionalisht fushatën parazgjedhore e nis nga Ohri, ku mbahet tubimi qendror në orën 20. Kryetari i partisë dhe bartësi në NJZ1, Hristijan Mickoski sot paradite në Ohër u takua me kryetarin e Ohrit nga radhët e kësaj partie, Kirill Pecakoski. VMRO-DPMNE në këto zgjedhje dalin nën moton “Maqedonia përsëri e jotja”.
Bartësi i listës në NJZ2, Vllado Misajllovski nga komuna e Gjorçe Petrovit tha se do të bëjnë fushatë pozitive por e shfrytëzoi rastin për ta kritikuar pushtetin e deritanishëm.
Në tubimin e sotëm në Ohër me të cilin VMRO-DPMNE e nis fushatën për zgjedhjet parlamentare, do të prezantohen bartësit e listave zgjedhore.
