Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në stadiumin Johan Krojf Arena po luan ndeshjen e tretë dhe të fundit në Kampionatin Evropian.
Në ndeshjen e sotme Maqedonia e Veriut po përballet me Holandën. Holandezët shënuan golin e parë në minutën e 24 të pjesës së parë. Vetëm 6 minuta pasi filloi pjesa e dytë e ndeshjes, Maqedonia pranoi golin e dytë nga holandezi Wijnaldum. Ndërkaq 7 minuta më von sërish shënoi Wijnaldum për Holandën duke thelluar rezultatin në 0.3.
Kujtojmë që Maqedonia nuk arriti të marrë asnjë pikë nga dy ndeshjet e kaluara me Austrinë dhe Ukrainën, skuadra të cilat Holanda i mposhti pa problem./TV21
