Maqedonia në sfidën e radhës me Zvicrën! Sedlloski kërkon rezultat, jo vetëm paraqitje

TË FUNDIT

 “Përfaqësuesen e Maqedonisë sonte e pret një ndeshje e vështirë këtu në Lucern të Zvicrës. Kombëtarja e Zvicrës tashmë ka fituar tre ndeshje në tre ndeshjet e kaluara, ndërsa Maqedonia asnjë, madje nuk ka arritur të shënojë as edhe një gol. Megjithatë verdhekuqtë presin që të dalin me rezultat pozitiv nga kjo ndeshje”, raporton Artan Nuhiu, gazetar i TV21.

Në përballjen e parë në Shkup, zviceranët triumfuan 3:0, megjithatë, trajneri Goce Sedlloski thotë se skuadra nuk ka ardhur në Zvicër vetëm për ta zhvilluar ndeshjen, por për të kërkuar rezultat.

 “Mirë para 10 ditëve luajtëm kundër Zvicrës. E dimë se çfarë përfaqësuese është Zvicra dhe çfarë lojtarë posedon. T’i tejkalojmë ato gabime që i bëmë në ndeshjen e parë në Shkup. Do të dalim për dëshmuar se dimë t’I përmirësojmë ato gabime dhe ato gola që pranuam dhe se me lojë kolektive, njëri për tjetrin të luajmë ndeshje të mirë. Edhe njëherë po theme se Zvicra është forcë e madhe, por ne nuk kemi ardhur këtu vetëm ta luajmë ndeshjen”, tha Sedloski.  

Sedlloski ka paralajmëruar ndryshime në formacion dhe më shumë freski, pasi ekipi ka zhvilluar katër ndeshje në vetëm 12 ditë. Lajm i mirë është rikthimi i Ezgjan Alioskit, i cili është rikuperuar nga lëndimi dhe pritet të jetë në konkurrencë për formacionin titullar. Edhe mbrojtësi Visar Musliu kërkoi përgjegjësi nga të gjithë, nga sulmuesit deri te portieri, duke theksuar se skuadra duhet të tregojë më shumë respekt ndaj fanellës së përfaqësueses.

 “Pa dyshim Zvicra ka sulmues cilësor, por kjo do të varet nga mbrojtja jonë duke filluar nga sulmuesit tanë, pra duke filluar prej lartë. Përndryshe kualitet që posedon Zvicra nga portieri deri te sulmuesi nëse bëjmë kolektive nuk do të jetë e lehtë për tu mbrojtur”, u shpreh Musliu.  

Në tribunat e Thermoplan Arenës pritet të jenë rreth 600 tifozë maqedonas. Zvicër-Maqedoni luhet sonte nga ora 20:45.