Të hiqet urdhëarresti dhe të lirohet menjëherë Blerim Ramadani, ushtari i UÇK-së i arrestuar në Maqedoninë e Veriut pas një fletarrest të lëshuar nga Interpoli i Serbisë, transmeton TV21.
Kjo është kërkesa kryesore që u bë në protestën e mbajtur sot, para Gjykatës në Shkup të organizuar nga Shoqata e Veteranëve të UÇK-së së Kosovës.
Mevludin Bajrami, pjesëtar në protestë dhe familjarë i dëshmorëve, bëri thirrje që “autoritetet në Maqedoninë e Veriut mos të bien nën diktatin e Serbisë, kundër ushtarëve të UÇK-së”.
Ramadani u ndalua më 17 korrik, në pikëkalimin kufitar në Jazhincë bazuar në një fletëarrest lëshuar nga Gjykata e Beogradit përmes Interpol Serbia.
