Elmin Rastoder, i cili luan për FC Thun, është emri i ri në listën e përzgjedhësit të përfaqësueses së të futbollit të Maqedonisë, Blagoja Milevski. Ai u gjend në listën e futbollistëve të thirrur për ndeshjen miqësore kundër Arabisë Saudite më 4 shtator në Pragë, si dhe për ndeshjen kundër Lihtenshtajnit më 7 shtator në Shkup, në kuadër të kualifikimeve për plasman në Botëror. Përveç Rastoderit, debutues është edhe Reshat Ramadani nga Shkëndija. Përndryshe, Rastoder luan te FC Thun, ndërsa më parë ka luajtur për Grasshopersin, Cyrihun dhe Vaduzin. Elmin Rastoder ka lindur në Zvicër, ndërsa babai i tij është me prejardhje nga Shkupi.
LISTA E FUTBOLLISTËVE.
Portierë:
Stole Dimitrievski – Valencia (Spanjë)
Dejan Iliev – UTA Arad (Rumani)
Damjan Shishkovski – Borac Banja Luka (BiH)
Igor Aleksovski – Flamurtari (Shqipëri)
Mbrojtje:
Visar Musliu – Paderborn (Gjermani)
Nikola Serafimov – Levski Sofie (Bullgari)
Ezgjan Alioski – Lugano (Zvicër)
Gjoko Zajkov – Ajman (EBA)
Andrej Stojçevski – Slovacko (Çeki)
Darko Velkovski – Zrinjski (BiH)
Stefan Despotovski – OFK Beograd (Serbi)
Bojan Ilievski – Struga Trim Lum
Mesfushë:
Enis Bardhi – Konyaspor (Turqi)
Jani Atanasov – Larisa (Greqi)
Elif Elmas – Leipzig (Gjermani)
Isnik Alimi – Dalian Yingbo (Kinë)
Luka Stankovski – Radnički Kragujevac (Serbi)
Tihomir Kostadinov – Sigma Olomouc (Çeki)
Reshat Ramadani – Shkëndija
Sulm:
Bojan Miovski – Girona (Spanjë)
Milan Ristovski – Bohemians 1905 (Çeki)
Darko Churlinov – Burnley (Angli)
Aleksandar Trajkovski
Lirim Qamili – Sønderjyske (Danimarkë)
Dimitar Mitrovski – Olimpija Ljubljana (Slloveni)
Elmin Rastoder – Thun (Zvicër)
