Maqedonia krah për krah me aleatët! Osmani: “Ne jemi Nato” s’është vetëm parullë e thjeshtë, por realitet

TË FUNDIT

Motoja “Ne jemi NATO”, nuk është më vetëm një parullë e thjeshtë, por realitet. Ne, me të vërtetë jemi NATO. Të jesh në tavolinën e organizatës më të fuqishme në botë, është akt historik për secilin prej nesh. Këtë mesazh e dërgoi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në kuadër të pjesëmarrjes së parë të Maqedonisë së Veriut në tavolinën e Aleancës si anëtare e plotfuqishme.

Osmani theksoi se Maqedonia sot është pjesë e familjes transatlantike të vendeve ku qëndron krah për krah me aleatët e saj.

Sot, për herë të parë, në takimin e NATO-s erdhi edhe sekretari shtetëror amerikan, Entoni Blinken.


“Erdha këtu për ta shprehur angazhimin e madhe të SHBA-ve ndaj Aleancës, e cila është gur themeli i paqes, prosperitetit, stabilitetit të bashkësisë transatlantike për mbi 70 vjet. Erdha në Bruksel sepse SHBA-të duan t’i ri ripërtërijnë partneritetet tona, në pikë të parë dhe ajo që është më e rëndësishme – partneritetin me aleatët e NATO-s. Ne duam ta revitalizojmë Aleancën, të sigurohemi se është e fortë dhe efikase kundër kërcënimeve të së sotmes, siç ishte edhe më parë”, tha Antoni Blinken – Sekretar Shtetëror i Mbrojtjes i SHBA-ve.

Këshilli Veri-Atlantik i shefave të diplomacive të vendeve-anëtare të NATO-s mbahet sot dhe nesër në Bruksel, për herë të parë me prani fizike pas një viti shkaku i pandemisë me Covid-19.


Në takimin e dedikuar agjendës në lidhje me “NATO 2030” duhet të përcaktohet roli gjeostrategjik i Aleancës në ballafaqim me sfidat e ardhshme të sigurisë, si dhe të sillen disa vendime në lidhje me temat që kanë të bëjë me këtë platformë.