Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll sot në këtë stadium, në qytetin Riga do të përballet me Letoninë në ndeshjen e tretë të Ligës së Kombeve. Maqedonia kërkon fitore për të ruajtur pozicionin e parë në grup.
Trajneri Bobi Milevski edhe në këtë ndeshje përballet me problemet në vijën sulmuese pas mungesave të Darko Çurlinov dhe Aleksandar Trajkovski.
Bojan Miovski pritet të jetë sulmuesi më i avancuar i Maqedonisë, me mbështetje nga nga Elif Elmas dhe Lirim Qamili.
Mesfushori Enis Bardhi dhe trajneri Bobi Milevski thonë se do të japin maksimumin për të marrë tre pikë në këtë takim.
“Për mua është me rëndësi që të japim maksimumin dhe të jemi gjithmonë me vetën mirë dhe tentojë ta ndihmiojë ekipin, kjo ka rëndësi më së shumti”, tha Enis Bardhi.
“Ekipi i Letonisë ka respektin tonë maksimal, por jo vetëm ata , por edhe të gjithë në grupin tonë. Mirëpo koncetrimi ynë maksimal është te ne, se si ne do të paraqitemi dhe se si do të jemi në terrenin e gjelbër. Thash se Maqedonia do të pyetet dhe shpresojë edhe deri në fund të këtyre eliminatoreve në paraqitjen e fundit të renditjes”, tha Blagoja Milevski.
Stadiumi Skonto është me një kapacitet prej 8000 ulëseve. Ndeshja Letoni – Maqedoni e Veriut zhvillohet me fillim në ora 18:00
Për TV21 nga Riga, Letoni Artan Nuhiu.