Ashtu edhe siç pritej Maqedonia e Veriut ka rezultuar kundërshtar i fortë për Kazakistanin, pasi përfaqësuesja e vendit triumfoi me rezultatin bindës 4:0. Në minutën e 35-të arbitri kryesor akordon penalti për Maqedoninë e Veriut, të cilën në gol e konverton Alioski.
Pjesa e dytë e takimit rezultoi të jetë edhe më intersante, pasi u shënuan edhe 3 gola. Fillimisht në të 57-tën Kostadinov asiston për Triçkovskin, me këtë të fundit që dërgon topin në rrjetë për epërsi 2:0 të Maqedonisë së Veriut. Në minutën e 73-të Trajkovski harkon bukur nga rivënia këndore, ndërsa me kokë Ristovski shënon për 3:0.
Në minutën e 75-të Çurlinov shënon golin e parë në fanellën e Maqedonisë së Veriut për rezultatin përfundimtar 4:0.Ndryshe ndeshjen e parë në kampionatin evropian përfaqësuesja e vendit e luan ndaj Austrisë më 13 qershor.
