Maqedonia feston! Atmosferë e zjarrtë në stadiumin “Renzo Barbera”

TË FUNDIT

Ka plasur festa në stadiumin “Renzo Barbera” në Itali. Tifozët por edhe lojtarët e Maqedonisë së Veriut festojnë fitoren ndaj Italisë. Ndryshe, goli i Aleksandar Trajkovski në minutën e 90 i ka dhënë fitoren vendit. Kampionët aktual në Evropë eliminohen nga kualifikimet për botërorin Katar 2022. Maqedonia tashmë në finalen play-off do të përballet me Portugalinë, e cila mposhti Turqinë.